Izraeli ka nisur një sulm ajror ndaj Iranit në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 13 qershor 2025. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se sulmi u ndërmor si një masë “parandaluese”, ndërsa paralelisht është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në Izrael.
Sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve, Tasnim, në këto sulme janë vrarë gjashtë shkencëtarë bërthamorë iranianë. Midis tyre, Fereydoun Abbasi, ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, si dhe Mohammad Mehdi Tehranchi, fizikant dhe president i Universitetit Islamik Azad.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka konfirmuar më herët gjatë ditës se disa komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë iranianë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore.