Gjatë javëve të ardhshme, Izraeli do të përpiqet të zgjidhë konfliktin me Hezbollahun dhe se këtë përmes rrugëve diplomatike, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të Izraelit.
Tzachi Hanegbi tha se Izraeli po diskuton me zyrtarët amerikanë mundësinë që përfundimi i papritur i operacioneve ushtarake në Gaza të mundësojë arritjen e një marrëveshje me grupin libanez.
“Ne dhe amerikanët besojmë dhe do t’ua përkushtojmë javët e ardhshme përpjekjes për arritjen e një marrëveshjeje. Nëse nuk do të ketë marrëveshje me mjete diplomatike, të gjithë e kuptojnë se duhet të ketë një marrëveshje me mjete të tjera. Tani për tani, ne preferojmë të fokusohemi në fushatën diplomatike”./UBTNews/