Ushtria thotë se ka përgatitur disa lokacione kushtuar pritjes fillestare të pengjeve të liruar, duke përfshirë sigurimet dhe mbështetjen e nevojshme mjekësore.
“Pas pritjes fillestare dhe trajtimit mjekësor, pengjet e liruar do të vazhdojnë në spitale, ku do të ribashkohen me familjet e tyre”, thuhet në një deklaratë.
Ushtria izraelite shtoi se katër helikopterë me ekipe mjekësore dhe ushtarë në bord do të kenë për detyrë të përfundojnë kthimin e robërve pas pritjes së tyre./UBTNews/