Operacioni për neutralizimin e Hamasit në Rripin e Gazës mund të zgjasë deri në tre muaj, tha ministri i mbrojtjes i Izraelit.
“Për sa i përket aspekteve operacionale të manovrimit – në fund të ditës, asgjë nuk do ta ndalojë IDF-në”, citohet të ketë thënë Yoav Gallant nga zyra e tij, teksa u informua mbi sulmet izraelite në Rripin e Gazës dhe në kufirin verior.
Ai shtoi se do të ishte “operacioni i fundit manovrues në Gaza” për ushtrinë izraelite.
“Mund të duhen një muaj, dy ose tre, por në fund nuk do të ketë më Hamas”, tha ai, sipas zyrës së tij./UBTNews/