Ushtria izraelite ka thënë se është e përgatitur për çdo kërcënim iranian, pasi tensionet po rriten pas sulmit të së hënës të javës së kaluar në një konsullatë iraniane në Damask.
Izraeli qëndron pas sulmit, ku mbetën të vdekur shtatë oficerë të Gardës Revolucionare.
Një zyrtar iranian tha të dielën se ambasadat e Izraelit “nuk janë më të sigurta”, pasi Irani po përgatitet për t’iu kundërpërgjigjur.
Forcat amerikane dhe izraelite në rajon janë në gatishmëri të lartë në pritje të një sulmi të mundshëm./UBTNews/