Agjencia e Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT) thotë se “mijëra” banorë të Gazës po përdorin korridorin e evakuimit që vendi ka hapur përgjatë rrugës Salah al Din.
Më herët, Izraeli tha se rruga do të jetë e sigurt për të udhëtuar midis orës 10:00-14:00 me kohë lokale.
Rruga u lejon atyre në veri të udhëtojnë në jug, ku forcat e IDF nuk po operojnë ende në terren – megjithëse sulmet ajrore ende po ndodhin në të gjithë vendin./UBTNews/