Izraeli tha të enjten se 8.7 miliardë dollarë të tjera ndihmë ushtarake po jepen nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për të “mbështetur përpjekjet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit”, njoftoi ministria e tij e mbrojtjes.
Gati gjysma e ndihmës, e cila u miratua nga Kongresi në fillim të vitit, do të përdoret për të financuar nevojat e menjëhershme. Paketa gjithashtu përfshin një shtesë prej 5.2 miliardë dollarësh në formën e një granti që synon të përmirësojë sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit.
Njoftimi për ndihmë të mëtejshme vjen pasi SHBA, Franca dhe disa aleatë bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm 21-ditor përtej kufirit Izrael-Liban, në një propozim që synon të depërshkallëzojë situatën dhe të lejojë banorët në të dy vendet përgjatë kufirit të kthehen në shtëpitë e tyre./UBTNews/