Izraeli tha se sulmoi “mbi 3 mijë e 400 objektiva të Hezbollahut në të gjithë Libanin jugor”, që nga fillimi i luftës kundër Hamasit në Gaza më 7 tetor, tha të shtunën zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, duke shtuar se më shumë se 200 “terroristë dhe komandantë” janë vrarë.
Hagari tha se objektivat përfshijnë 120 pika të mbikëqyrjes kufitare, 40 depo raketash dhe armë të tjera dhe më shumë se 40 qendra komanduese.
Hagari tha se Izraeli ka vendosur tri divizione të ushtrisë përgjatë anës së tij të kufirit libanez në pritje të përfshirjes së Hezbollahut pasi Hamasi palestinez nisi një sulm ndërkufitar tronditës më 7 tetor, duke shkaktuar luftën në Rripin e Gazës./UBTNews/