Ushtria izraelite ka shkatërruar 90 për qind të lagjeve të banuara në qytetin jugor të Gazës, Rafah, që nga tetori i vitit 2023, njoftuan autoritetet lokale. Sipas Zyra e Mediave të Qeverisë së Gazës, forcat izraelite kanë rrafshuar një sipërfaqe prej 12 kilometrash katrorë në Rafah, duke e kthyer qytetin në një nga shembujt më të tmerrshëm të gjenocidit dhe spastrimit etnik në kohët moderne.
Përveç dëmtimit të masiv të infrastrukturës, zyra njoftoi se 85 për qind e rrjetit të kanalizimeve në qytet është shkatërruar, duke krijuar kushte për përhapjen e sëmundjeve. Të gjitha 12 qendrat mjekësore të Rafahut janë jashtë funksionit, duke përfshirë spitalin Abu Youssef al-Najjar, i cili u shkatërrua gjatë ofensivës izraelite. Shkollat dhe institucionet arsimore gjithashtu u shkatërruan, me tetë shkolla të dëmtuara rëndë.
Në një tjetër pasojë të sulmeve, 100 xhami u shkatërruan ose u dëmtuan në Rafah. Gjithashtu, 22 nga 24 puset e qytetit u shkatërruan, duke lënë dhjetëra mijëra banorë pa ujë të pijshëm të pastër.
Rafah është një qytet që mbulon 60 kilometra katrorë dhe ka një popullsi prej rreth 300,000 banorësh. Ky është vetëm një fragment i situatës tragjike që po ndodhi në Gaza, ku mbi 50,700 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite në tetor 2023./UBTNews/