UBT News

Izraeli refuzon të bashkëpunojë me ShBA-në rreth hetimeve për vdekjen e gazetares Shireen Abu Akleh

Izraeli nuk do të bashkëpunojë me asnjë instancë të jashtme për të hetuar vrasjen e gazetares së Al Jazeera, Shireen Abu Akleh, tha të hënën ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz.

Mediat raportuan se Byroja Federale e Hetimeve të Shteteve të (FBI) ka nisur një hetim për vrasjen e gazetares palestinezo-amerikane, e cila u qëllua teksa po mbulonte një ngjarje në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor të Jeninit gjatë muajit maj.

“Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë së ShBA-së për të hetuar vdekjen fatkeqe të Shireen Abu Akleh është një gabim serioz”, tha Gantz në një deklaratë.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe FBI nuk pranuan të komentojnë mbi raportimet./UBTNews/

Exit mobile version