UBT News

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e Hamasit që drejtoi ngjarjen e 7 tetorit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Autoriteti i Sigurisë së Izraelit (ISA) kanë pretenduar se kanë vrarë një komandant të Hamasit në një operacion të përbashkët.

Në një deklaratë, të dy agjencitë thanë se militanti ishte Nasim Abu Ajina – komandanti i Batalionit Beir Lahia të Hamasit.

Ata pretenduan se ai ishte personi që “drejtoi masakrën më 7 tetor në Kibbutz Erez dhe Moshav Netiv HaAsara”.

Ai gjithashtu mori pjesë në zhvillimin e dronëve dhe paragliderëve për Hamasin, thanë ata.

“Eleminimi i tij dëmton ndjeshëm përpjekjet e organizatës terroriste Hamas për të penguar aktivitetet tokësore të IDF-së”, përfundon deklarata./UBTNews/

Exit mobile version