UBT News

Izraeli pretendon se “dhjetëra avionë” sulmuan 130 objektiva të Hamasit në tri orët e fundit

GAZA CITY, GAZA - OCTOBER 9: Smoke rises over the buildings as the Israeli airstrikes continue in Gaza City, Gaza on October 9, 2023. (Photo by Ashraf Amra/Anadolu Agency via Getty Images)

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë kryer sulme ajrore kundër 130 objektivave të Hamasit në Gaza gjatë tri orëve të fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, avionët e Forcave Ajrore kanë kryer sulme të mëdha në Rripin e Gazës, duke shkaktuar kërdi mbi terroristët e Hamasit”, thuhet në deklaratën e IDF-së.

“Gjatë vetëm tri orëve të fundit, rreth 130 objektiva u sulmuan duke përdorur dhjetëra avionë”, thuhet tutje./UBTNews/

Exit mobile version