UBT News

Izraeli pretendon për “shkelje” të traktatit të paqes nga Egjipti

Izraeli pretendon se ka zbuluar ato që ai i quajti “shkelje egjiptiane” të traktatit të paqes të vitit 1979.

Transmetuesi publik izraelit KAN citoi një zyrtar të nivelit të lartë, i cili i cilësoi shkeljet e supozuara si “jo serioze”.

Ne nuk shohim ndonjë qëllim nga pala egjiptiane për të minuar marrëveshjen e paqes”, tha zyrtari.

Ai tha se Izraeli i ka kërkuar Egjiptit t’u përmbahet kushteve të traktatit të paqes.

Megjithatë, këto shkelje nuk mund të konsiderohen të rëndësishme,” shtoi ai.

Egjipti ishte vendi i parë arab që nënshkroi një traktat të paqen me Izraelin në vitin 1979 për t’i dhënë fund konflikteve të tyre ushtarake.

Kushtet kryesore të traktatit përfshinin ndërprerjen e armiqësive, normalizimin e marrëdhënieve, tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gadishulli Sinai dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar përgjatë kufirit.

Transmetuesi izraelit nuk specifikoi natyrën e shkeljeve të supozuara, por përduruesit izraelitë të mediave sociale shpërndanë një video që supozohet se tregonte tanke egjiptiane në Gadishullin Sinai, megjithëse autenticiteti i tyre nuk mund të verifikohej.

Deri më tani pala egjiptiane nuk është prononcuar lidhur me raportin egjiptian.

Më 11 shkurt, sipas ushtrisë egjiptiane, ministri egjiptian i Mbrojtjes, Abdel Majeed Saqr, i bëri thirrje ushtrisë “të ruajë nivelet më të larta të gatishmërisë luftarake në mënyrë që forcat e armatosura të mbeten të afta për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në çdo rrethanë”.

Egjipti kufizohet me Rripin e Gazës, ku lufta brutale ka vrarë të paktën 48.300 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Lufta në Gaza është ndalur në bazë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që është në fuqi që më 19 janar.

Exit mobile version