Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant thotë se operacioni ushtarak i Izraelit kundër Hamasit do të vazhdojë “fuqishëm” pas armëpushimit që u arrit të premten, dhe se luftimet pritet të zgjasin së paku edhe dy muaj.
“Do të jetë pauzë e shkurtër. Kur të përfundojë, luftimet do të vazhdojnë fuqishëm dhe do të ketë presion që do të mundësojë rikthimin e më shumë pengjeve”, tha ai gjatë vizitës së trupave izraelite.
“Do të kenë luftime së paku edhe dy muaj”, shtoi ai.
Ushtria izraelite ka thënë se procesi i dorëzimit të pengjeve do të jetë “i ndërlikuar”, duke paralajmëruar se mund të ketë ndryshime në marrëveshje në çdo moment.
“Asgjë nuk është finalizuar derisa të ndodhë realisht. Dhe edhe në mes të procesit, ndryshimet mund të ndodhin në çdo moment”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, adm. Daniel Hagari në konferencë për media./UBTNews/