Raportuesi Special i OKB-së për të Drejtën për Ushqim, Michael Fakhri, tha se Izraeli po shkatërron sistemin ushqimor të Gazës.
“Është e paprecedentë që ta shtysh një popullsi të tërë civile drejt urisë. Izraeli po shkatërron sistemin ushqimor të Gazës. Izraeli po imponon qëllimisht një shkallë të lartë sëmundjesh, kequshqyerje të zgjatur, dehidrim + uria duke shkatërruar infrastrukturën civile”, shkroi Fakhri në X.
Më shumë se 1.9 milionë palestinezë janë zhvendosur me forcë, shumë herë, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë./UBTNews/