Izraeli po formon qeverinë emergjente dhe kabinetin për menaxhimin e luftës, njoftuan së bashku të mërkurën kryeministri Benjamin Netanyahu dhe kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Benny Gantz.
Gantz, një ish-ministër i mbrojtjes, do t’i bashkohet Netanyahut dhe ministrit aktual të mbrojtjes, Yoav Gallant, në “kabinetin e menaxhimit të luftës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Netanyahut dhe Gantzit.
Qeveria nuk do të miratojë asnjë ligj apo vendim që nuk ka të bëjë me zhvillimin e luftës./UBTNews/