Ministrat e Jashtëm të Egjiptit, Irakut dhe Jordanisë kanë dënuar “agresionin” e Izraelit kundër Libanit, duke paralajmëruar se “po e shtyn rajonin drejt një lufte gjithëpërfshirëse”.
Ministrat thanë se ndalimi i “përshkallëzimit fillon me ndalimin e agresionit të Izraelit në Gaza”, në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një takimi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York./UBTNews/