UBT News

Izraeli: Operacioni në Gazë po i afrohet fundit

Fundi i luftës aktuale të Izraelit në Rripin e Gazës është afër, tha dje ministri i Mbrojtjes Israel Katz, ndërsa numri i të vdekurve në 24 orët e fundit në territorin palestinez ka arritur në të paktën 100.

Tani po i afrohemi përfundimit të operacionit në Gaza,” tha Katz në një deklaratë, një javë pasi shteti hebre përfundoi luftën e tij të shkurtër me Iranin.

Ai përsëriti objektivat e Izraelit në konflikt, duke përfshirë lirimin e të gjithë pengjeve dhe mposhtjen e grupit islamist Hamas.

Lufta u nxit nga Hamasi dhe militantë të tjerë palestinezë që nisën një sulm terrorist të paparë ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi gjatë fundjavës se pret një armëpushim në konfliktin e Gazës së shpejti.

Megjithatë, nuk ishte e qartë se në çfarë bazohej deklarata e Trump.

Tani Katz duket se konfirmon optimizmin e Trump, por burime palestineze thonë se kjo ndodhi në një ditë të përgjakshme në rripin bregdetar.

Të paktën 34 persona u vranë në qytetin e Gazës”, raportoi Spitalit Shifa.

Midis viktimave thuhet se ishin disa të mitur dhe gra, si dhe një gazetar.

Hamasi, i cili kontrollon Gazën, deklaroi në vend të kësaj se sulmi kishte në shënjestër një kamp për persona të zhvendosur në plazh, ndërsa agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se ishte goditur një zonë pushimi në plazh.

Ushtria izraelite deklaroi, në përgjigje të një hetimi, se objektivi i sulmit ishin disa anëtarë të organizatës terroriste Hamas në Rripin verior të Gazës.

Ajo tha se ishin marrë masa paraprakisht për të mbrojtur civilët e papërfshirë, duke përfshirë mbikëqyrjen ajrore të zonës.

Ushtria izraelite nuk dha informacion mbi viktimat e mundshme.

Sipas burimeve mjekësore në Rrip, të paktën 100 persona u vranë në sulmet izraelite të hënën. /atsh

Exit mobile version