Veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza janë akte vetëmbrojtjeje kundër Hamasit dhe “organizatave të tjera terroriste”, tha këshilltari ligjor i ministrisë së jashtme të Izraelit në hapjen e ditës së dytë të seancës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Këshilltari Tal Becker, tha se Afrika e Jugut të enjten kishte sjellë “një histori jashtëzakonisht të shtrembëruar” pasi e akuzoi Izraelin për gjenocid në Gaza.
“Nëse ka pasur akte gjenocidi, ato janë kryer kundër Izraelit”, tha Becker./UBTNews/