UBT News

Izraeli lëshon fletushka ku bën thirrje që njerëzit të largohen nga jugu

Izraeli ka hedhur fletushka mbi pjesë të Gazës jugore, duke u bërë thirrje njerëzve të largohen nga shtëpitë e tyre në lindje të qytetit të Khan Younis, pohuan banorët për Reuters.

Fletëpalosjet paralajmëronin se qyteti ishte një “zonë e rrezikshme beteje”.

Ata sinjalizuan se Izraeli po përgatitej të zgjeronte ofensivën e tij, e cila deri më tani është fokusuar kryesisht në pjesën veriore të Gazës.

Qindra mijëra njerëz u larguan nga Gaza veriore pas urdhrave të Izraelit për ta bërë këtë, dhe shumë prej tyre u strehuan në Khan Younis./UBTNews/

Exit mobile version