Izraeli po kërkon lirimin e 33 pengjeve të gjalla nga Hamasi gjatë bisedimeve të Gazës në Doha në një fazë fillestare, sipas një raporti të medias duke cituar zyrtarë izraelitë të përfshirë në negociatat.
“Përfaqësuesit izraelitë dhanë një listë me emra si kusht për një marrëveshje”, sipas gazetës izraelite Yediot Ahronoth.
“Izraeli nuk dëshiron të gjendet në një situatë në të cilën Hamasi kryesisht dorëzon kufomat”, thanë zyrtarët, sipas raportit.
Tridhjetë e tre pengjet thuhet se janë raste humanitare, duke përfshirë gra, fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë, si dhe gra ushtarake. Sipas llogaritjeve izraelite, Hamasi mban ende 115 pengje, nga të cilët Izraeli ka deklaruar 41 të vdekur.
Pengjet e tjera, fati i të cilëve nuk dihet, supozohet se nuk janë gjallë.
“Hamasi u tha negociatorëve se në mesin e 33 pengjeve që mund të liroheshin në hapin fillestar – kishte edhe individë të vdekur”sipas një raporti të medias amerikane tre muaj më parë./UBTNews/