Izraeli njoftoi sot se ka “kontroll të plotë operativ ajror” mbi kryeqytetin iranian Teheran, katër ditë pasi nisi sulmet në vend, sipas BBC.
Forcat ajrore izraelite kryen një valë sulmesh gjatë natës, ndërsa media iraniane raportoi sot sulme të reja në perëndim të vendit.
Irani goditi Izraelin me një valë raketash gjatë natës. Disa raketa depërtuan në sistemin mbrojtës të Kupolës së Hekurt – ndërsa numri i të vrarëve në Izrael që nga e premtja është rritur në 24.
Ministria e Shëndetësisë e Iranit raportoi se të paktën 224 persona janë vrarë në sulmet izraelite që nga e premtja.
Izraeli filloi të sulmonte Iranin të premten, duke goditur objekte bërthamore, vende ushtarake dhe zona të populluara. Irani është përgjigjur me dronë dhe raketa balistike./atsh