Në Gaza numri i viktimave si pasojë e ofensivës së Izraelit ka shkuar në 39 mijë e 175. Gjithashtu 90 mijë e 403 njerëz kanë mbetur të plagosur. 30 palestinezë janë vrarë dhe 146 janë plagosur brenda 24-orësh.
Trupat e një numri viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë, dhe ekipet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk mund t’i arrijnë ato./UBTNews/