Ushtria izraelite thotë se 450 raketa janë hedhur nga Gaza në Izrael. Ushtria njofton se numri i lëshimeve të dështuara të raketave nga Gaza po rritet.
Në një seri postimesh në “X”, forcat ajrore izraelite thonë se Hamasi “i përdorte vazhdimisht civilët në Rripin e Gazës si mburoja njerëzore”.
IDF thotë se lëshimet kryhen pranë ndërtesave që strehojnë civilë “si spitalet, shkollat e OKB-së, xhamitë, restorantet, ndërtesat diplomatike dhe hotelet”.