Ushtria izraelite ka thënë se është “e përgatitur për çdo skenar” pas një sulmi në Bejrut si pasojë e të cilit u vra zëvendësshefi i Hamasit, duke nxitur frikën se lufta në Rripin e Gazës mund të vlojë në një konflikt më të gjerë rajonal.
Një zyrtar i nivelit të lartë të sigurisë në Liban i tha AFP se Saleh al-Arouri u vra së bashku me truprojat e tij si pasojë e një sulmi nga Izraeli, i cili është zotuar të shkatërrojë Hamasin pas sulmeve tronditëse të lëvizjes më 7 tetor.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari nuk e komentoi vrasjen, porse tha se ushtria është “në gjendje shumë të lartë gatishmërie në të gjitha zonat, në mbrojtje dhe në sulm. Ne jemi shumë të përgatitur për çdo skenar”./UBTNews/