Mediat e huaja kanë raportuar se Izraeli ka filluar tërheqjen e tij të pjesshme ushtarake në Gaza shkruan BBC.
Ushtria izraelite thotë se një armëpushim është tani në fuqi pasi forcat e saj u tërhoqën në disa pjesë të Gazës.
“Trupat janë pozicionuar përgjatë vijave të dakorduara sipas planit të Trumpit, por do të vazhdojnë të largojnë çdo kërcënim të menjëhershë”, tha ushtria.
Kjo vjen pasi qeveria izraelite miratoi një marrëveshje me Hamasin, e cila parasheh gjithashtu lirimin e pengjeve. Hamasi tani ka 72 orë për të liruar të gjithë pengjet izraelite, ndërsa Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë.
Kamionët e ndihmës pritet që më pas të vërshojnë për të ndihmuar dy milionë banorët e Gazës, shumica e të cilëve janë zhvendosur./S.K/KP/