UBT News

“Izraeli duhet të garantojë siguri për civilët”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se Izraeli duhet të garantojë “siguri për civilët” derisa po përpiqet të zgjerojë operacionet ushtarake në Gaza. Izraeli ka bastisur spitalin al-Shifa dhe po vazhdon kërkimet gjatë kompleksit. Në mesin e palestinezëve ekziston frika se Izraeli mund të eskalojë me sulme në jug.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller u tha gazetarëve se siguria e civilëve është bisedë e vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Izraelit.

Hamasi tha se mbi 11 mijë palestinezë janë vrarë – dy të tretat e tyre janë gra dhe fëmijë. Ndërkaq Izraeli tha se së paku 1 mijë e 200 persona janë vrarë kur militantët sulmuan vendin më 7 tetor, dhe 240 të tjerë janë marrë peng në Gaza./UBTNews/

Exit mobile version