UBT News

Izraeli do t’ua refuzojë vizat zyrtarëve të OKB-së

Izraeli do t’ua refuzojë vizat zyrtarëve të OKB-së, konfirmoi ambasadori i vendit në OKB, Gilad Erdan.

Ky vendim erdhi pasi shefi i OKB-së indirekt kritikoi Izraelin lidhur me urdhrin për evakuim të civilëve nga veriu në jug të Rripit të Gazës dhe tha se sulmi i Hamasit më 7 tetor nuk ndodhi “në vakum”.

“Për shkak të deklaratave të tij, ne do t’ua refuzojmë vizat përfaqësuesve të OKB-së”, deklaroi Erdan.

“Ne tashmë ia kemi refuzuar vizën nënsekretarit të Përgjithshëm për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths. Ka ardhur koha për t’u dhënë atyre një leksion”, deklaroi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version