Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se Izraeli po vendos “rrethimin e plotë” në Gaza.
“Nuk ka energji elektrike, nuk ka ushqim, nuk ka ujë, nuk ka gaz, gjithçka është e mbyllur”, tha ai për një gazetë izraelite.
“Unë urdhërova rrethimin e plotë të Gazës. Ne po luftojmë kafshët njerëzore dhe ne po veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha ai.
Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant aktualisht po kryen vlerësimin e situatës me Komandën Jugore të IDF-së./UBTNews/