UBT News

Izraeli do të lejojë ndihmat në Gaza përmes Egjiptit

Izraeli do të lejojë hyrjen e ndihmave në Gaza përmes Egjiptit, njoftoi të mërkurën zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke thënë se vetëm “ushqimi, uji dhe ilaçet” do të lejohen në enklavën e bllokuar palestineze.

Furnizimet humanitare nuk do të mund të hyjnë në enklavë nga ana izraelite e kufirit.

“Në dritën e kërkesës së presidentit Joe Biden, Izraeli nuk do të pengojë furnizimin e ndihmave humanitare nëpërmjet Egjiptit”, tha zyra e kryeministrit.

Ndihma për civilët në Rripin jugor të Gazës do të lejohet “për aq sa kohë që këto furnizime nuk arrijnë në Hamas”./UBTNews/

Exit mobile version