Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, thanë ndërmjetësit e Katarit.
Sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Katari dhe Franca, pengjeve që po mbahen nga Hamasi do t’u jepen ilaçe.
Në këmbim të kësaj, Izraeli do të lejojë hyrjen e furnizimeve kryesore në Gaza. Kushtet në territor janë të rënda pas më shumë se tre muajsh bombardime nga Izraeli.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë se bisedimet e mëtutjeshme mund të çojnë në lirimin e pengjeve.
I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme ka qenë në Katar për të diskutuar rreth mundësisë për një marrëveshjeje të tillë, tha të martën zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Sipas tij, bisedimet ishin “shumë serioze dhe intensive”./UBTNews/