UBT News

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, vetëm pak orë pas hyrjes në fuqi

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rindezur sërish, pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se Irani ka shkelur armëpushimin duke lëshuar raketa në drejtim të Izraelit vetëm pak orë pasi marrëveshja për ndaljen e luftimeve hyri në fuqi.

Katz bëri të ditur se ka urdhëruar ushtrinë izraelite të rifillojë sulmet ndaj caqeve paramilitare dhe objekteve qeveritare brenda territorit iranian. Sipas tij, raketat e lëshuara përbëjnë një “shkelje të plotë” të marrëveshjes për armëpushim.

Izraeli raportoi se raketat janë pikasur në hapësirën ajrore të vendit më pak se tri orë pas fillimit të armëpushimit, të cilin të dyja palët – si Izraeli, ashtu edhe Irani – kishin pranuar pas thirrjes së presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës 12-ditore që ka tronditur Lindjen e Mesme.

Exit mobile version