Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, ka akuzuar organizatën Hezbollah se po përdorë popullatën civile si mburojë për të nisur sulmet në Libanin jugor.
Adraee paralajmëroi se konfrontime të ashpra po ndodhin në Libanin jugor, teksa u bëri thirrje civilëve libanezë që të mos i përdorin automjetet për të udhëtuar në jug, përtej lumit Litani, shkruan BBC.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë konfirmuar mbrëmë se tashmë kanë hyrë në Liban me trupa tokësore.