UBT News

Izraeli akuzohet se po ua vjedh organet të vdekurve në Gaza

Ushtria e Izraelit u akuzua për vjedhjen e organeve nga të vdekurit në Gaza nga një Organizatë joqeveritare (OJQ), e cila bëri thirrje për hetim ndërkombëtar.

Euro-Med Human Rights Monitor tha të dielën se ka “shqetësime” për vjedhjen e mundshme të organeve nga kufomat palestineze, pas raporteve nga profesionistë mjekësorë në Gaza, të cilët ekzaminuan disa trupa pasi u liruan nga izraelitët.

OJQ-ja thotë se ka dokumentuar se forcat izraelite po vjedhin dhjetëra trupa të vdekur nga spitalet al-Shifa dhe indoneziane në Gazën veriore, së bashku me trupa të tjera në jug. Gjithashtu OJQ-ja pretendon se Izraeli ka zhvarrosur dhe konfiskuar kufomat nga një varr masiv që u hap më shumë se dhjetë ditë më parë në një oborr në al-Shifa.

Profesionistët mjekësorë kanë gjetur organe vitale sikurse mëlçitë, veshkat dhe zemrat, si dhe organe të tjera, të cilat OJQ-ja i quajti “prova” të vjedhjes së mundshme të organeve.

Vjedhja e organeve nuk mund të dëshmohet apo të kundërshtohet vetëm nga ekzaminimi mjeko-ligjor, pasi trupa të shumtë iu nënshtruan operacionit para vdekjes, nga Euro-Med citohet të kenë thënë mjekët në disa spitale të Gazës.

Ekzaminimi i plotë i kufomave të gjetura nuk është i mundur duke pasur parasysh sulmet intensive izraelite në Gaza./UBTNews/

Exit mobile version