Në Tunizi që nga e enjtja do të fillojë izolimi kombëtar për të parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit. Sipas mediave të huaja, ky izolim do të zgjasë për katër ditë.
Ministri i Shëndetësisë, Faouzi Mehdi në një konferencë për media deklaroi se me masat e reja do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 17:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Ndërsa shkollat do të mbyllen deri më 24 janar./UBTNews