Biznesmeni rus Ivan Pechorin, menaxheri kryesor i Korporatës për Zhvillimin e Lindjes së Largët dhe Arktikut, është gjetur i vdekur në Vladivostok.
“Më 12 shtator 2022, u bë e ditur për vdekjen tragjike të kolegut tonë, Ivan Pechorin, Drejtor Menaxhues për Industrinë e Aviacionit të Korporatës për Zhvillimin e Lindjes së Largët dhe Arktikut”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.
Sipas medias shtetërore ruse RIA Novosti, administrata e Vladivostok tha se një trup u gjet pranë fshatit Beregovoe. Pechorin u mbyt më 10 shtator pranë Kepit Ignatyev në Vladivostok, raportuan mediat rajonale.
Pechorin është të paktën biznesmeni i nëntë i shquar rusë që thuhet se ka vdekur nga vetëvrasja ose në aksidente të pashpjegueshme që nga fundi i janarit, ku gjashtë prej tyre ishin të lidhur me dy kompanitë më të mëdha të energjisë ruse.
Katër nga ata gjashtë ishin të lidhur me gjigantin energjetik shtetëror rus Gazprom ose një nga filialet e tij, ndërsa dy të tjerët ishin të lidhur me Lukoil, kompania më e madhe private e naftës dhe gazit në Rusi.
Në fillim të këtij viti, kompania mbajti qëndrimin e pazakontë publik duke folur kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, duke bërë thirrje për keqardhje për viktimat dhe përfundimin e konfliktit.
Kryetari i Lukoil, Ravil Maganov vdiq në fillim të shtatorit pasi sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, ra nga dritarja e një spitali në Moskë./UBTNews/