UBT News

Iu skadon afati, mbi 133 mijë vaksina AstraZeneca largohen nga administrimi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën për media ka bërë të ditur se janë hequr nga administrimi mbi 133 mijë vaksina AstraZeneca pas skadimit të afatit, të cilat ishin donacion nga Norvegjia.

“Sot kemi hequr nga administrimi 133 mijë 234 Vaksina nga kompania AstraZenca pjesë e donacionit nga Norvegjia që ju ka skaduar afati”, tha Vitia, duke shtuar se ishin njoftuar se 31 gushti ka qenë data e afatit të tyre.

Ai gjithashtu bëri me dije se vaksinat janë në stoqe të sigurta.

“Ju siguroj se aktualisht kemi mjaftueshëm vaksina dhe nuk do të lejojmë që stoqet tona të mbesin pa to asnjë moment. Presim në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër 150 mijë vaksina nga Gjermania dhe në javën e tretë të shtatorit edhe 100 mijë vaksina nga Italia. Edhe këto vaksina janë AstraZeneca me afat deri në nëntor të këtij viti”, ka thënë Vitia.

Vitia shtoi se javën tjetër pritet të vijnë pjesa tjetër e vaksinave Pfizer përmes programit COVAX, e që donacioni i SHBA-së përmban 500 mijë doza, dhe mbi 200 mijë nga kontrata bilaterale me Pfizer.

Exit mobile version