UBT News

Iu gjetën pistoletë e sëpatë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Pejë për armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ai është arrestuar gjatë realizimit të planit “Goditja”, dhe se të njëjtit i janë gjetur një pistoletë, një karikator, tetë fishekë dhe një sopatë.

“Më datë 16 gusht 2023 rreth orës 21:15, gjatё realizimit tё planit operativ “Goditja”, patrullat Policore deri sa ishin nё pikё kontrolli nё rrugën “Mulla Zekё Berdyna” nё Pejё, kanё ndaluar njё automjet me targa vendore, dhe gjatё kontrollit tek i dyshuari ёshtё gjetur dhe sekuestruar:

• Njё (1) armё (pistoletё) e tipit TT kal: 7.62mm

• Njё (1) karikator i sё njejtёs armё

• Tetё (8) fishekё kal: 7.62mm dhe

• Njё (1) sёpatё”, thuhet në njoftim.

Me vendim tё Prokurorit tё Shtetit rasti ka shkuar nё procedurё te rregullt.

Exit mobile version