UBT News

Iu gjet një qese me kokainë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi të njëjtit i kanë gjetur një qese me kokainë.

Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se qesja me substancë narkotike peshonte 5.6 gramë, derisa bëhet e ditur se të njëjtit i është gjetur edhe një telefon dhe një thikë.

“I dyshuari ka pohuar se në shtëpinë e tij ka një sasi të narkotikëve dhe gjatë kontrollit të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar 73 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet aty.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Misine Kokollari” në kryeqytet, pas pranimit të informatave se një person merret me shitblerjen e substancave narkotike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Exit mobile version