UBT News

Iu gjet drogë në çantë, Policia arrestoi një femër në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës e ka arrestuar një femër në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, për shkak se gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur një sasi e substancës narkotike e dyshuar Amfetaminë me peshë 0.81 gram.

E dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./UBTNews

Exit mobile version