Një 27-vjeçarit i është gjetur një armë pa leje të cilën po e mbante në brezë. Policia ia ka sekuestruar armën, dhe e ka shoqëruar në stacion policor në Suharekë e ku është ndaluar për 48 orë.
Policia bënë të ditur se 27-vjeçari ishte ndaluar për kontroll rutinor.
“Me datë 20 shkurt 2022, në një pik kontrolli, përderisa policia e ndaloj një automjet me targa vendore për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit te vozitësit, policia ne brezin e tije gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave materiale një armë pistoletë dhe një karikator”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se “Në lidhje me këtë rast i dyshimit P.Z i lindur në vitin 1993. është shoqëruar ne stacioni policor ne Suharekë , ku i njëjti është intervistuar. Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi qe i dyshuari te ndalohet për 48 orë. Rrasit te hetohet”.