UBT News

Iu fut në veturë dhe vodhi para e gjësende, Gjykata e Prishtinës vendos për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit F.H., për veprat panale “vjedhje e rëndë” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Gjyqtari i procedurës paraprake, “ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.H. me datë 29.06.2021, në Prishtinë me qëllim që me përvetësimin e pasurisë së huaj të luajtshme, vetit ti sjell përfitim të kundërligjshëm në bashkëkryerje dhe me dy persona tani për tani të panjohur janë afruar afër derës së automjetit të dëmtuarit E.B. ka hapur derën me forcë, arrin që të futet brenda dhe nga aty ka vjedhur një çantë në vlerë rreth 1000 euro një kuletë në vlerë rreth 100 euro, në të cilin kishte dokumente personale të dëmtuarit , një çantë të vogël në vlerë prej 100 euro në të cilën kishte 700 euro para të gatshme si dhe një orë dore të tipit “ Roleks “, në vlerë rreth 10.000 euro”, njofton gjykata.

“Po ashtu ekziston dyshimi i bazuar se me datë 03.08.2021 rreth orës 00:40 në Prishtinë , i pandehuri ka sulmuar zyrtarët policor tani të dëmtuarit L.K. dhe A.S., gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, në atë mënyrë që derisa zyrtarët policor tentojnë ta arrestojnë të pandehurin, i njëjti me veturën e tij kishte tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes, mirëpo kishte shkaktuar aksident të komunikacionit duke goditur një automjet tjetër , e më pas kur zbret nga automjeti i tij me dashje i sulmon dy zyrtarët policor të, me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, me që rast të njëjtit pësojnë edhe lëndime trupore”, thuhet tutje ne njoftimin e tyre.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Exit mobile version