Në një studim të fundit, italianët janë shpallur si populli që bëjnë dush më shpesh në Evropë, duke i lënë pas shumë kombet e tjera të kontinentit. Rreth 95% e popullsisë italiane e konsideron dushin si pjesë të rutinës ditore, ndërsa shumë prej tyre bëjnë dy dushë në ditë, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.
Ky trend ka të bëjë me një theks të fortë të kulturës italiane për pastërtinë dhe ndjesinë e freskisë që sjell një dush i përditshëm.
Pavarësisht se shumica e italianëve kalojnë mesatarisht vetëm pesë deri në dhjetë minuta nën ujë, kjo nuk duket të jetë një pengesë për ta përfshirë këtë praktikë në jetën e përditshme. Studimi tregon se italianët kanë preferenca të ndryshme për kohën e dushit.
Rreth 41% e tyre preferojnë të bëjnë dush menjëherë pas kthimit nga puna, duke ndihmuar në largimin e lodhjes dhe ndotësve të jashtëm.
Rreth 28% e italianëve i preferojnë dushët e natës para se të shkojnë për të fjetur, ndërsa 25% e tyre zgjidhin dushin në mëngjes për t’u ndjerë të freskët për ditën që ka filluar.
Kultura e pastërtisë është një nga aspekte më të rëndësishme të jetës italiane, dhe ky rezultat nuk është i papritur për ata që njohin zakonet e traditat e kombit. Dushi është jo vetëm një nevojë higjienike, por dhe ritual që synon freskinë dhe mirëqenien.