Ministri i Ekonomisë i Italisë, Giancarlo Giorgetti, thotë se institucionet e Bashkimit Evropian duhet të mbështesin përpjekjet e bëra nga vendet e bllokut për të ndihmuar Ukrainën në rindërtimin e infrastrukturës së saj, derisa lufta e Rusisë po vazhdon.
Duke iu drejtuar një konference në Romë që fokusohet në rindërtimin e Ukrainës, Giorgetti tha se Banka Evropiane e Investimeve (EIB) pritet të luajë një rol kyç dhe shtoi se Roma do të kontribuojë me 100 milionë euro (110.55 milionë dollarë) për fondin e garancisë me emrin “BE për Ukrainën” që u krijua nga EIB./UBTNews/