UBT News

Italia: Si pasojë e krizës ushqimore mund të vdesin miliona njerëz

Italia po paralajmëron se miliona njerëz mund të vdesin urie nëse Rusia nuk çliron portet e Ukrainës në Detin e Zi.

“Bllokimi i eksporteve të drithërave nënkupton të mbash peng dhe të dënosh me vdekje miliona fëmijë, gra dhe burra”, tha ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, pas një takimi me anëtarë të vendeve të tjera të Mesdheut dhe Organizatën e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë.

Sipas Di Maio-s, javët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Nga ana tjetër, Rusia mohon se pushtimi i Ukrainës mund të shkaktojë krizë globale ushqimore. /UBTNews/

Exit mobile version