Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha të premten se Italia do të ishte e gatshme të merrte pjesë në një mision paqeruajtës të OKB-së në Gaza nëse bashkësia ndërkombëtare do binte dakord për një të tillë.
“Më shumë se 1000 ushtarakë italianë që ndodhen në Liban janë atje për një mision të OKB-së”, tha Tajani për Radio24.
“Nëse nevojitet një mision paqeruajtës në Gaza, në një fazë kalimtare, ne jemi të gatshëm të dërgojmë personelin tonë ushtarak me OKB-në si paqeruajtës”, vazhdoi ai, duke shtuar se “nuk ka asnjë kërkesë amerikane për të zgjeruar misionin libanez në këtë drejtim” për momentin. /Ansa/