Italia ka administruar 30 milionë doza të vaksinës antiCOVID në të gjithë vendin, me afërsisht 10 milionë persona të vaksinuar plotësisht. Dy të tretat e dozave janë shpërndarë për personat e moshës mbi 60-vjeçare.
Italia ishte vendi më i goditur nga pandemia në fillim të vitit 2020 dhe regjistroi 125 mijë e 153 raste të vdekjes, shifra më e lartë e vdekjeve në Evropë pas Britanisë së Madhe, e cila ka regjistruar 128 mijë raste të vdekjes.
Italia ka lehtësuar masat që nga 26 prilli./UBTNews