Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka njoftuar se Italia këtë muaj nis dhënien e dozave të treta të vaksinës antiCOVID, veçanërisht ndaj grupeve të ndjeshme.
“E kemi dozën e tretë. Do të fillojmë në shtator me grupet më të ndjeshme, sikurse pacientët e onkologjisë dhe ata me transplante”, deklaroi ai.
Ai gjithashtu sugjeroi që Italia së shpejti mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për të rriturit, siç u la të kuptohet javën e kaluar në një konferencë për gazetarë nga kryeministri Mario Draghi./UBTNews