Italia po përballet me një rënie të vazhdueshme të numrit të zanatçinjve, duke arritur një situatë ku ka më shumë avokatë sesa hidraulikë. Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i profesionistëve artizanale në vend ka vazhduar të bjerë në mënyrë të ndjeshme.
Në vitin 2012, Italia numëronte 1,867,000 njësi të artizanatit. Megjithatë, ky numër ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë dekadës së fundit. Deri në vitin 2023, numri i njësi artizanale kishte rënë me gati 410 mijë, duke e çuar totalin në afër 1,457,000. Vetëm gjatë vitit të fundit, rënie e numrit të zanatçinjve ka qenë 73,000.
Sipas adnkronos.com, ky trend shqetësues po ndikon në përballjen e qytetarëve me nevojat e përditshme të mirëmbajtjes dhe riparimeve. Konsumatorët po shprehin frikë se nëse ky ritëm i rënies vazhdon, brenda 10 viteve mund të bëhet shumë e vështirë të gjejmë hidraulikë, bravandreqës, elektricistë ose montues dritaresh që të jenë në gjendje të kryejnë operacione të nevojshme në shtëpitë e tyre ose në vendet ku ata punojnë.
Ky fenomen ka ngritur shqetësime mbi ardhmërinë e artizanatit në Itali, duke theksuar nevojën për politika të reja që të mbështesin dhe inkurajojnë rinovimin e këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve./UBTNews/