Policia italiane arrestoi në të gjithë vendin rreth 100 anëtarë të dyshuar të organizatës kriminale Ndrangheta, deklaruan autoritetet.
Policia italiane në një postim në Twitter theksoi se kontrollet u zhvilluan në Rexho Kalabria, Milano, Firence dhe Livorno.
”Të dyshuarit do të përballen me akuza që përfshijnë zhvatje, trafik droge dhe krijim të shoqatave mafioze”, njoftuan burime pranë prokurorisë.
Ndrangheta, me qendër në Kalabri, në Italinë jugore, konsiderohet si një nga organizatat më të mëdha dhe më të fuqishme të krimit në Evropë.